Me datë 13.11.2024 në ora 14:00 në njëfshat të Tetovës, punonjësit policorë nga SPBTetovë, kanë privuar nga liria personin A.Xh.(23) nga një fshat të Tetovës, duke vepruar sipas raportimit paraprak të një vajze 20-vjeçare nga një fshat tjetër i Tetovës, se kishte shkarkuar disa fotografi nga rrjeti i saj i profilit në rrjetet sociale dhe kishte krijuar një profil të rremë me fotot e saj. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.