Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore


Një grup prej 20 studentësh nga fakultete të ndryshme nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi po punojnë për ndërtimin e veturës së parë në Maqedoni në një nga laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Me këtë projekt ata do të marrin pjesë në “Formula Student”, konkurs global për inxhinierët e ardhshëm të industrisë së automobilave, i cili do të mbahet në gusht në Kroaci. Hartina, e cila është pjesë e skuadrës, thotë se ndonjëherë përderisa punojnë në makinë edhe flejnë në laborator.

“Rreth dy vjet më parë, një ekip i vogël studentësh donin të merrnin gjërat në duart tona, pamë se mungonte mësimi praktik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe donim të fillonim një projekt që do të na siguronte njohuritë që na nevojiten për të hyrë në botën reale në industri”, tha Hartina Sakova, studente e fakultetit Makinerik viti i 4

-Sa persona punoni në këtë projekt?

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore

“Kur filluam kërkimet, në fillim donim që sigurisht të gjithë duan një makinë me teknologjitë më të shtrenjta për ta bërë atë, por për vitin e parë nuk është realisht e mundur dhe vendosëm të shkojmë me një shasi të bërë nga tuba çeliku që plotëson rregulloret”, u shpreh Hartina.

-Çfarë elektrike është përdorur në Bolid?

“Në vetë Bolid-in ka një njësi kontrolli që kontrollon të gjithë sensorët për shpejtësinë, për presionin, për të gjitha gjërat që i duhen vërtet një motori për të funksionuar dhe që shoferi të dijë se në çfarë gjendje është makina e tij kur drejton. Të lidhësh të gjitha këto gjëra në një makinë në të vërtetë nuk është as e thjeshtë, por duke komunikuar me të gjithë njerëzit në ekip dhe duke mësuar gjëra të reja, mund të gjesh vazhdimisht zgjidhjet më të bukura. Nga pikëpamja e elektronikës, motori përbëhet nga 4 injektorë për të 4 pistonët që ka vetë motori. Motori është Yamaha FZ6 injektorët e motorit 600 cc injektojnë karburantin, kandelat ndezin atë karburant të gjithë të kontrolluar me një goditje”, tha Georgi Kamçevski, student i Feit Elktro, viti i 4.

-Si financoheni, a ka qytetarë dhe kompani që mbështesin projekte të tilla?

“Ne kryesisht i marrim elementet konstituive, pjesët nga sponsorët, nga kompanitë. Momentalisht kemi edhe platformë për donacione ku secili që ka dëshirë me të vërtetë mund të dhurojë. Platforma është e qasshme në faqen tone”, përfundoi Georgi Kamçevski.