Krevate të reja për Kopshtin “Borëbardha” në Shkup

“Bashkë me drejtoreshën e Kopshtit për fëmijë “Borëbardha”, Narel Sali Buqi sot pranuam donacion nga ambasadori i Republikës së Sllovenisë Millan Predan, që përbëhet nga krevate të fëmijëve dhe pajisje tjetër për më të vegjlit tanë. Me këtë rast falënderova ambasadorin për këtë ndihmë dhe vizitën që iu bë KF “Borëbardha” dhe potencova se secila përkrahje që iu dedikohet posaçërisht institucioneve tona edukativo-arsimore është e mirë se ardhur.
Ndryshe bashkë me ambasadorin slloven të pranishëm ishin edhe drejtoresha e ndërmarrjes sllovene M-Sora, Mirlinda Nuredini dhe këshilltarja për marrëdhënie me opinionin në Bankën NLB, Ivona Galik Petkoc” shkruan në Fb, kreu i Cairit, Visar Ganiu