Kreu transport të udhëtarëve pa licencë, paditen një person dhe një kompani!


Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kërçovë ka parashtruar kallëzim penale kundër F.M.(41) dhe D.S.(47) nga Kërçova dhe një objekti juridik në pronësi të D.S. për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “organizim të transportit publik pa poseduar licencë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 09.11.2021 në ora 21.50, në rrugën magjistrale në fshatin Trapçin Doll nga policët e ZJPK Kërçovë gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e transportuesve të taksive, është kapur vetura taksie “reno megan”, me shofer F.M. se si kryen transport publik të udhëtarëve, në pronësi të personit juridik nga Kërçova, ku është konstatuar se nuk posedon certifikatë nga licenca për kryerjen e transportit komunal të udhëtarëve”, qëndron në njoftim.