Krèù í Tètovës Kasamí sot prítí ambasadorèn è Rùmanisë

Krèù i Tètovws Kasami sot priti ambasadorèn è RùmaniswSot realizova takim me ambasadoren e Rumanisë 🇷🇴 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, Adela Monica Axinte.
Diskutuam për shumë çështje në mesin e të cilave ishte edhe situata aktuale politike dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në rajonin tonë. Ambasadoren rumune e informova për kapacitetet turistike që ka komuna e Tetovës, me theks të veçantë për Kodrën e Diellit dhe vende të tjera që janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e turizmit. Nga ambasadorja morëm mbështetje për promovimin e turizmit në forume të ndryshme ekonomike.
Një tjetër temë që prekëm në takim kishte të bëjë me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian për të cilën ambasadorja edhe një herë na e ri-konfirmoi mbështetjen rumune në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë që vendi ynë sa më shpejt të bëhet pjesë e saj.
Ndamë shqetësimin e përbashkët për luftën në Ukrainë, e cila vazhdon të shtrijë ndikimin edhe në vendet tona sidomos në aspektin ekonomik ku për çdo ditë kemi rritje të çmimeve dhe thellim të krizës.