Kreu i SPP-së, Todev pozitiv me koronavirus

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Delçev Todev ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Delçev përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se simptomat e para ishin shfaqur para katër ditëve.

Ai pretendon se është infektuar me datë 07.06.2020 në vendin e tij të punës nga një kolegë që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Todev thekson se ka pasur temperaturë të lartë trupore mbi 38 gradë, pas së cilës edhe është testuar për koronavirus.

Ministria e Brendshme ende nuk ka informacione se a do të izolohen kolegët që kanë pasur kontakt me Todevin.