Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është duke kërkuar nga ana e Qeverisë saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave që të ndajnë mjete shtesë për punëtorët shëndetësor nga Pakoja Fiskale Emergjente- Masa 6.
Kreu i kësaj Federate, Blerim Syla në një lidhje direkte për Gazetën Express ka deklaruar se po bëhen presione nga ana e Ministrisë së Financave mbi menaxherët e Klnikave që t’i reduktojnë listat e punëtorëve shëndetësor që përfitojnë nga kjo masë e Qeverisë. Në të kundërtën sipas Sylës, do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe Gjykave për këtë çështje.
““Që ng data 11 mars i kamë dërgu më shumë se gjashtë kërkesa tek krerët e shtetit duke ia bërë me dije se po përgaditet diçka nga e cila jo të gjithë do të jenë të kënaqur. Punëtorët shëndetësor janë të pakënaqur me këto ndasime. 20 për qint e punëtorëve janë përjashtuar nga kjo pako. Kemi raste kur punëtorët punojnë në të njejtin vend e njëri është stimulu e tjetri jo nga ana e Qeverisë. Kanë bërë trysni tek menaxherët që t’i largojnë nga lista punëtorët shëndetësor. Ministria e Financave ka dërgu letër tek menaxhmenti që të pastrohen listat pa kurfarë baze”, deklaroi Syla.
Tutje ai thotë se për këtë punë planifikojnë që t’i drejtohen edhe gjykatave si dhe Avokatit të Popullit.
“Ne jemi duke i mbledhur ankesat dhe gjatë ditëve në vijim do t’i adresohemi avokatit të Popullit se këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve. Mesiguri do të bëjmë edhe ankesa në Gjykata nëse kërkesat tona nuk përfillen deri më 15 maj. Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet tona juridike. Punëtorët shëndetësor janë duke e kry një punë shembullore gjatë këtyre ditëve”, sqaron Syla.