Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-1, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë. Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19 dhe 688.080 kanë vde*kur sipas një raporti të agjencisë Reuters.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së Mike Ryan nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës distanca fizike larja e duarve dhe testimi.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: ‘Bëni të gjitha” tha Ghebreyesus në një konferencë virtuale për media nga selia e OBSH-së në Gjenevë. Ai tha se maskat në fytyrë duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.

“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ‘pl*umb argjendi’ ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë” tha ai.