Kreu i KSHZ-së rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i rekomandon institucioneve ta shqyrtojnë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski thotë se para se gjithash është shëndeti i qytetarëve dhe se për çdo gjë tjetër ka kohë.

ME KOKË TË FTOHTË DHE ME LOGJIKË TË SILLEN VENDIME TË LOGJIKSHME. BESOJ SE INSTITUCIONET JANË DUKE E NDJEKUR SITUATËN ÇDO DITË. SHËNDETI I QYTETARËVE ËSHTË MBI TË GJITHA. PËR ÇDO GJË TJETËR KA KOHË. NE KEMI REDUKTUAR NUMRIN E PERSONAVE DHE AKTIVITETEVE NË KSHZ- DEKLAROI OLIVER DERKOSKI, KRYETAR I KSHZ-SË.

Derkoski këto porosi i bëri në mbledhje të KSHZ-së, si pasojë e pamundësisë për të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kërkesat e KSHZ-së për kandidatët për deputet nuk janë shqyrtuar të gjitha nga Gjykatat Themelore. Derkoski i kujtoi organet gjyqësore se për një gjë të tillë i obligon ligji.

JANË TË DETYRUAR TË NA PËRGJIGJEN NË KOHË, APO THËNË SIPAS LIGJIT BRENDA 24 ORËVE. KJO KËRKESË E JONA ËSHTË PA PAGESË ASHTU SIÇ KISHIN DILEMA DISA GJYKATËS SE GJOJA NUK JANË BËRË FLETËPAGESAT PËR LISTAT E KANDIDATËVE ETJ. ËSHTË MIRË TË NA PËRGJIGJEN NË AFAT PREJ 24 ORËVE- THA OLIVER DERKOSKI, KRYETAR I KSHZ-SË

Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare tek presidenti. Temë diskutimi do të jetë situata me Coronavirusin dhe hapat e mëtejme të institucioneve.