Kreu i Komunës së Ohrit demanton, nuk jam pozitiv në Kovid

Kryetari i Komunës së Ohrit Kirill Pecakov i ka demantuar shkrimet se gjoja është pozitiv në Kovid – 19. Ky reagim vjen pasi disa media elektronike kanë shkruar se Pecakov është pozitiv në koronavirus.
“Me që po shoh se po përhapet shpejtë, temë interesante sido që të jetë… U testova, jo për shkak simptomeve por për shkak udhëtimit jashtë shtetit dhe më e rëndësishmja se deri më sot nuk kam asnjë symptom. Nuk ka më keq kur shkrimet publikohen nga kafenet e Ohrit, pa u paraqitur dhe pa më pyetur. Natën e mirë”, ka shkruar mbrëmë vonë në Facebook e më pas publikoi edhe fotogtafi të testit, Pecakov.