Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë kalon nesër në sitën e vetting-ut.
Zaganjori, do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), me kryesues Olsi Komicin dhe anëtarë Pamela Qirko e Roland Ilia.
Gjyqtari i lartë e ka nisur karrierën në vitin 2003 si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, post të cilin e mbajti për 10 vite, e ndërsa më pas është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë, ku një muaj më pas u emërua dhe kryetar i kësaj gjykate.
Ndërkohë, analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës.
Sipas skedës së mëposhtëme, në fund të vitit 2017, pasuria familjare Xhezair Zaganjorit është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve.