Kreu i Gazi Babës vazhdon heshtjen, s’ka zgjidhje për nxënësit e Bërnjarcës dhe Idrizovës

Nxënësit e fshatit Bërnjarcë dhe Idrizovë të komunës së Gazi Babës vazhdojnë bo*jkotin. Nxënësve të Bërjarcës nuk u lejohet të mësojnë në shkollën periferike të fshatit dhe të njëjtit detyrohen që procesin mësimor ta ndjekin në shkollat e Haracinës duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. Kreu i Gazi Babës, Boris Georgievski edhe sot nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike të mediave. Ndërsa Gerogievski hesht, mediatt për këtë problematikë i’u drejtuan kreut të Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeministri tha se nuk është shumë i njoftuar me rastin por beson se arsyeja e refuzimit është mungesa e hapësirave në shkollë.

Nuk i ki detajet por vlerësoj se nuk ka hapësirë të mjaftueshme, dhe sigurisht ky është shkaku. Besoj se nëse ka hapësirë të mjaftueshme, madje shfrytëzoj rastin për t’i inkurajuar që çdo kund ku ka hapësirë, mos të transportohen nxënësit pa arsye. Parasë gjithash bëhet fjalë për nxënës të arsimit fillor, nga klasa e parë e deri në të katërt, ato janë fëmijët e vegjël. Unë jam në kontakt me kryetarin e komunës, pres të më jap raport për këtë punë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Drejtori i shkollës fillore në Haraçinë, Azam Aki tha se boj*koti po shkon në d*ëm të nxënësve, posaçërisht të atyre që janë në klasë së parë dhe të dytë.
Shumë është në dëm të fëmijëve. Një orë ta humbin është dëm e jomë ditë të humbin. Ishin prindërit këtu dhe thanë se do të vazhdojnë me bojkot. Më e mira është, nëse pajtohet kryetari I komunës, paradite të mësoj pala maqedonase e pasdite do të jemi ne. Ne si shkollë tashmë ua kemi mundësi, të gjitha shpenzimet ne do ti mbulojmë”, tha Azam Aki, drejtor i sh.f “Skënderbeu” Haraçinë.

Edhe prindërit e fëmijëve kërkojnë që nxënësit të mësojnë në ndërrime të ndryshme.
“Ne po bëjmë kërkesa paqësore, jo me dhunë. Në qoftë se nuk dëshirojnë me i përzi nxënësit, paradite le të mësojnë fëmijët e atyre e pasdite fëmijët tanë, ose e anasjelltas”.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski disa ditë para fillimit të vitit shkollor tha se nuk mund ta lejojë përdorimin e shkollës nga nxënësit për shkak të protokolleve shëndetësore për mësim. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës.