Kreu i Çairit përsëri premtoi vendparkime, fusha sporti, korsi për biçikleta…


Kryetari i Çairit, Visar Ganiu sot përsëriti premtimet për fusha të hapura sportive në Çair dhe për korsi për biçikleta. Sa i përket trotuareve të stërmbushura me makina dhe kaosit në trafik, ai premtoi zgjidhje. Vendparkime në kate dhe vendparkime të montuara, shpjegoi Ganiu. Në procedurë e sipër janë edhe dy rrethrrotullime të mëdha në Komunës së Çairit.

Gjithashtu ne kemi ngritur iniciativë për ligjin për rrethrrotullime, në të cilin tash është një pengesë e madhe. Këtë vit kanë kaluar dhe në procedurë e sipër janë në Qytetin e Shkupit dy rrethrrotullime më të mëdha këtu në territorin e Çairit, por ne duhet ta kalojmë ligjin, i cili ligj duhet të jetë konform vlerave evropiane, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.