Kreshnikja nga Tetova: Prodhuam dhe shpërndamë 1400 maska, jetëgjatësia e aksionit tash varet nga ju!

Në momentin kur lajmet se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse në barnatoret e RMV-së vërshuan mediumet, Kreshnike Iljazi, së bashku me familjen e saj vendosën të bëjnë diçka për të ndihmuar situatën e krijuar. Ata kanë prodhuar dhe shpërndarë mbi 1400 maska mbrojtëse dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Sitlistja e modës Tetova, Kreshnike Iljazi tha se këtë aksion humanitar as nuk e kanë menduar dy here, por në momentin e pare kur kanë vërejtur mungesë të maskave mbrojtëse i kanë përveshur krahët për të prodhuar.

“Ideja ndodhi spontanisht, duke i parë lajmet vërejtëm një mungesë të mjeteve mbrojtëse nga virusi korona, kurse ata barnatore që kishin mjete mbrojtëse, çmimet vazhdimisht ishin në rritje dhe menduam me familjarët çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë në këtë situatë, sidomos atyre që më së shumti kanë nevojë. Pa u menduar dy here, shkuam të gjithë së bashku në atelie dhe filluam të prodhojmë maska, për shkak se kjo ishte më e pakta që mundemi të bëjmë” tha Kreshnike Iljazi.

Ajo na tregoi se janë nisur për vetëm 200 maska, mirëpo mesazhet pozitive si dhe kënaqësia në fytyrat e njerëzve të cilët ju kanë ndihmuar i ka motivuar ata që të punojnë mbase edhe nga 15 orë në ditë, pa u lodhur fare.

“Për ditën e parë kur filluam me shpërndarjen e të njëjtave, fillimisht kishim paraparë të shpërndajmë 200 maska mirëpo nga interesi lartë prodhuam edhe 200 tjera, pra në total donuam 400 maska mbrojtëse. Të interesuar më shumë ishin familjet që nuk kanë mundësi të mira financiare si dhe të moshuarit, në momentin kur ne i furnizonim ata me maska unë ndjeja një kënaqësi që nuk përshkruhet me fjalë, pikërisht ajo kënaqësi dhe pozitiviteti që morra nga qytetarët mua dhe familjen tona na motivuan të punojmë qoftë edhe nga 15 orë në ditë për prodhimin e maskave” tha Kreshnike Iljazi.

Jetëgjatësia e këtij aksioni, varet prej ndihmës që do e japim ne!

As Kreshnikja e as familjarët e saj nuk e kishin pritur që ky aksion të zmadhohet kaq shumë, ajo tha se në qoftë se do të ndihmohet nga qytetarët me mjete financiare për prodhimin e maskave ky aksion do të zgjasë po aq sa vet pandemia korona.

“Meqenëse ky aksion zmadhua më shumë se sa ne e pritnim, në një moment më nuk kishim mundësi as punëtore e as financiare të vazhdojmë me punë kurse kërkesat vazhdimisht po rriteshin e në këtë moment në ndihmë na dolën disa individ nga Kosova e Maqedonia. Andaj, bëj thirrje të gjithëve që kanë vullnet të na ndihmojnë me mjete financiare, ta bëjnë këtë sepse vetëm në atë mënyrë do të mund të ja dalim të ndihmojmë sa më shumë njerëz” theksoi Kreshnike Iljazi./Portalb