Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencë për media sot, gjatë raportimit në lidhje me kursimin e energjisë elektrike nëpër institucione, ka thënë se në shtator janë kursyer mesatarisht 20% për dallim nga shtatori i vitit të kaluar.
“Në shtator institucionet shtetërore kursyen mesatarisht 20% për energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar”, tha Bekteshi./Alsat.mk