Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se konsumatorët nuk do të kenë fatura më të larta për ngrohjen qëndrore. Bekteshi tha se Qeveria në koordinim me të gjitha institucionet kompetente në sektorin e energjetikës dhe në konsultim me KRE-në, u ka propozuar kompanive që kanë liçencë për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me ngrohje, që të mbulojnë diferencën ndërmjet çmimit aktual dhe real të ngrohjes qëndrore nga buxheti në shumë prej 80%, kurse pjesa e mbetur prej 20% ta mbulojë qyteti i Shkupit dhe komunat në qytet.
Qeveria në emër të konsumatorëve të cilët janë shfrytëzues të energjisë termike – amvisëritë dhe institucionet publike do t’i paguajnë mjetet BEG-së, ndërsa BEG do t’u ulë faturat konsumatorëve, ka thë me tutje Bekteshi.
Postimi i plotë i Bekteshit:
LAJM I MIRË
👉Konsumatorët nuk do të kenë fatura më të larta për ngrohjen qëndrore!
Qeveria, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente në sektorin e energjetikës dhe në konsultim me KRE-në, u ka propozuar kompanive që kanë liçencë për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me ngrohje që të mbulojnë diferencën ndërmjet çmimit aktual dhe real të ngrohjes qëndrore nga buxheti në shumë prej 80%, kurse pjesa e mbetur prej 20% me qëllim mbylljen e tërë konstruksionit financiar dhe sigurimin e stabilitetit në furnizimin me ngrohje të shfrytëzuesve të rrjetit të ngrohjes, ta mbulojë qyteti i Shkupit dhe komunat në qytet.
Diferenca nga çmimi aktual në atë real të energjisë së ngrohjes, Qeveria në emër të konsumatorëve të cilët janë shfrytëzues të energjisë termike – amvisëritë dhe institucionet publike do t’i paguajnë mjetet BEG-së, ndërsa BEG do t’u ulë faturat konsumatorëve.