Krerëve të UÇK-së nuk u lejohet mbrojtja në liri

Një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ak*uzohen për kr*ime në lu*ftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të ak*uzuarve duke mbajtur një linjë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, edhe pse të treja këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.

Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të ak*uzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.