Krerët e ‘Frontit Europian’ nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për president Bujar Osmani

Fronti Europian sot nënshkroi Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për President Bujar Osmani.

Të pranishëm ishin të gjithë liderët e partive të cilët tashmë kanë firmosur me Ali Ahmetin për Frontin Europian të cilët përkrahën këtë program.

Integrimi në BE deri në vitin 2030,
➡️ Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,
➡️ Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, ➡️ Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike,
➡️ përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s,
➡️ Marrëvehsja kornizë ekonomike
➡️ Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme,
➡️ Mbajtja e të rinjve në vend,
➡️ Edukimi dhe inovacioni, si dhe
➡️ Agjenda e gjelbër.
✍️ Deklaratë mbështetëse nga Frinti Europian për Dekalogun e Presidentit