Krenaria ka emër, DISTRIA KRASNIQI – Medalja e artë vjen në Kosovë!

Distria Krasniqi sapo ka shkruar historinë. Xhudistja kosovare ka arritur të ia sjell medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Krasniqi në finale e mposhti xhudisten japoneze, Tonaki Funa.

Përkundër që olimpiada po luhet në vendlindjen e Tonaki Funas, Distria Krasniqi arriti të triumfoi.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike. Të parën e kishte fituar, Majlinda Kelmendi vite më parë në Olimpiadën e Rio të Brazilit.