Krenar Osmani: Regjistrimi tradhëti! Në Iliridë janë 850 mijë shqiptarë

Aktivisti i shoqerisë civile nga Tetova, Krenar Osmani, ka komentuar rezultatet e regjistrimit të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas Osmanit, nuk është e vertëtë se në Maqedoni jetojnë më pak se 500 mijë shqiptarë.

“Vetëm Tetova (me rrethinë) dhe Shkupi (me rrethinë) pa diasporën (mërgimtarët) kanë mbi 400 000 shqiptarë”, shprehet Osmani.
Sipas tij, me gjithë diasporën, Kumanovën, Gostivarin, Dibrën, Kërçovën, Strugën, Ohrin, Manastirin, Prilepin dhe Velesin “jemi mbi 850 000 shqiptarë në Iliridë”.
“KY REZULTAT I DIRIGJUAR I RREGJISTRIMIT ËSHTË NJË NGA TURPET DHE TRADHËTITË MË TË MËDHA”, thekson Krenar Osmani në statusin e publikuar në Facebook.