Krenar Lloga: Faleminderim publik Albin Kurtit që dha kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV

Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët – Fronti Europian, Krenar Lloga ka reaguar ndaj informacionit të fundit se presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar vetëm maqedonas në krye të Agjencisë për Zbulim, transmeton TV21.

Për këtë, Lloga ka uruar koalicionin në qeveri – VLEN-in dhe ka falenderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për siç thotë, “pasi kontribuan në DEshqiptarizimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut”.

“1. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.

2. Ivana Stojanovska është zëvendësdrejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.

Urime vLEN-it dhe faleminderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV”, shkroi Lloga në Facebook.