Deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se disa biznesmenë të cilët kanë simpati ndaj Rusisë i financojnë protestat në Maqedoni janë të pabaza, deklaroi sot në Moskë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.
Ajo në brifingun e rregullt me gazetarët deklaroi se Rusia është konfuze me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë se disa biznesmenë të caktuar me prirje ndaj Rusisë, gjoja i financojnë protestat antiqeveritare në Maqedoni, të cilat lidhen me marrëveshjen me Greqinë rreth riemërimit të vendit në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se ky është edhe një porcion i akuzave të pabaza kundër Moskës.
“E gjithë kjo dukshëm është e nevojshme vetëm për një qëllim – rritjen e histerisë antiruse. Dukshëm shihet se përsëri nuk ekzistojnë fakte të cilat mund t’i konfirmojnë këto fjalë dhe asgjë nuk do të na prezentohet, përndryshe një gjë e tillë deri tani do të bëhej”, deklaroi Zaharova.
Kryeministri Zaev në intervistën për “Bazfildin” amerikan para dy ditësh deklaroi se protestat e dhunshme në Maqedoni i kanë financuar biznesmenë prorusë.