Kremlini: “Kemi humbur një numër të konsiderueshëm ushtarësh në Ukrainë”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia ka humbur një numër të konsiderueshëm ushtarësh në su*lmin në Ukrainë. Në një intervistë për Sky News, Peskov mohoi pretendimin se trupat ruse kanë vr*arë civilët.
Ai pretendoi se pamjet dhe fotografitë satelitore që tregojnë se nëpër rrugë ndodhen trupa të civilëve janë të “rreme”.

“Ne refuzojmë që mizoria e trupave të kufomave në rrugët e qytetit Bucha të kenë një anë të përbashkët me ushtrinë ruse”, tha Peskov. Ndaj pyetjes se sa civilë janë vr*arë që nga 24 shkurti kur filloi lu*fta e deri më tani, Peskov tha se nuk dëshiron të japë përgjigje për shkak se nuk kanë “mundur të konfirmojnë” shifrat.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me numrin e ushtarëve rusë të vr*arë, Peskov edhe pse nuk dha një shifër të saktë, ai u shpreh se, “Kemi humbje të konsiderueshme ushtarësh dhe kjo për ne është një tragjedi e madhe”. Duke theksuar se Kremlini dëshiron të shoh mbarimin e lu*ftës, Peskov tha se, “Ushtria jonë po bën gjithçka për të përfunduar këtë operacion”.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se shpreson që në ditët e ardhshme të arrihen objektivat e këtij operacioni ose që lu*fta të përfundojë me negociatat mes delegacioneve ruse dhe ukrainase. Peskov theksoi se qëllimi i vërtetë i NATO-s është të dalë përballë Rusisë dhe shtoi se për shkak të pushtimit NATO tashmë është më e fuqishme.

“Duhet ta ri-balancojmë situatën dhe duhet të marrim masa shtesë për të garantuar sigurinë tonë. Sepse NATO nuk është një aleancë paqësore, ne besojmë se është një makineri konflikti”, tha Peskov.Ai po ashtu theksoi se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, “Rusisë do t‘i duhet ta bëjë krahun e saj perëndimor më të sofistikuar për të garantuar sigurinë e saj”.

Peskov u pyet edhe lidhur me gjykimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për kr*ime lu*fte, për çka ai tha se, “Ne nuk e shohim këtë si një mundësi, nuk e shikojmë as realiste”. Ukraina pretendon se Rusia ka humbur mbi 18 mijë ushtarë./Anadolu Agency/