Kremlini: Fjalët e Bidenit për Putinin “shumë të k*ëqija”


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ndaj presidentit rus Vladmir Putin, të cilin e quajti “vr*asës” dhe “se do të paguaj çmimin” për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet e SHBA-së.

Peskov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Bidenit, tha se nuk do të hyjë në detaje përderisa reagon ndaj deklaratave në fjalë. “Vetëm mund të them këtë se fjalët e Bidenit (në lidhje me Putin) janë shumë të këqija. Do të analizojmë qasjen tonë ndaj SHBA-së. Me konsultimet me ambasadorin tonë të ftuar në Moskë në periudhën e ardhshme do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit tërhoqi vëmendjen se deklaratat e Bidenit në lidhje me Putinin janë të pashembullta në histori, duke theksuar se “Biden definitivisht nuk dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me vendin tonë”.

Ai tha se Moska nuk do të kundërpërgjigjet rreth deklaratave të Bidenit dhe se deklarata të tilla do të ndikojnë në dinamikat e marrëdhënieve bilaterale.
Peskov i cilësoi marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe SHBA-së si “shumë të k*ëqija”. Lidhur me pyetjen se si do të përmirësohen marrëdhëniet, ai tha se pala amerikane duhet të përgjigjet.
“Ambasadori ynë u ftua në Rusi për konsultime rreth rishikimit të marrëdhënieve ruso-amerikane”, u shpreh ai.