Krasniqi në Hagë: Jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman, ndërmarrja kri*minale është në Beograd

Në paraqitjen dëgjimore, në Tribunalin Special, Jakup Krkasniqi, i aku8zuar për kr*ime lu*fte, i ka adresuar disa ankesa të tij. Ka thënë se është intelktuar që asnjëherë në jetë s’e ka trajtuar askënd me mendësi kri*minale.
Krasniqi ka thënë se ndarja e shqiptarëve në myslimanë dhe katolikë në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar e ka ofenduar atë.
“Ju i ndajtët shqiptarët në mysliman dhe katolik. Unë nuk jam as mysliman as katolik, jam shqiptar”, tha Krasniqi.

Krerëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kr*iminale. Krasniqi pati disa fjalë edhe për këtë pjesë.
“Na quajtët ndërmarrje kri8minale, për mua dhe shokët e mi që lu*ftuam për liri nuk ka asgjë më fyese. Lu*ftuam për liri dhe shtetndërtim, që i arritëm në bashkëveprim me SHBA, me BE’në, me NATO’n, me OKB’në të gjithë jemi së bashku ndërmarrje shtetndërtuesëe, ndërsa ndërmarrje kri*minale është koka në Beograd dhe mbështetësit e Beogradit”, ka thënë ai.
“Unë kam qenë i dën8uar nga regjimi serb, e ata më kanë dë*nuar pse kam lexuar libra, pse kam folur shqip. Besoni më shumë të drejtë kanë pasur ata se ju këtu”, ka shtuar ish-zëdhënësi i UÇK’së.