Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.
Krasniqi në fjalimin e tij në seancën gjyqësore në Hagë, ka thënë se populli i Kosovës ka duruar shumë padrejtësi.
“Njeri është më i fortë se guri, populli ynë ka duruar shumë padrejtësi. Nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Ne seancat tjera do të flasë më shumë. Padrejtësia ndaj meje është shumë e madhe, unë do të duhej të isha me familjen time”, theksoi ai.
Ai shtoi se nuk ka qenë qëllimi i tij trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që kaq bërë krime në Kosovë.
“E ndjej vetën më shumë se mirë dhe nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë, dhe në asnjë deklaratë timen nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile as serbe as ndonjë tjetër
Në aktakuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolik dhe mysliman, unë jam shqiptar s’jam as katolik as mysliman dhe kjo për mua është fyese e po ashtu edhe dhe vendin tim”, tha Krasniqi.
Seanca ndaj Jakup Krasniqit është duke vazhduar.