“Edhe deklaratat e mia kanë qenë në funksion të ngjalljes së shpresave që bashkimi do t’i rriste gjasat për fitore. Deklaratat e mia duhej të shiheshin në funksion të afirmimit të luftës tonë”.Ai ka shtuar se më shumë e ka lënduar aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, sesa aktgjykimet ndaj tij nga ish-Jugosllavia.
“Unë kam lindur me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet. Nuk kam kryer krime as para luftës, as gjatë luftës, as pas luftës. Nuk kam qenë i përfshirë në vepra kriminale as me veprim, as me mosveprim, as me nxitje. Kam vepruar ndershmërisht për liri dhe bashkim kombëtar që ka qenë qëllimi im kryesor jetësor”.