Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, kryeministri Albin Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.
”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeminsitrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithcka është e mundshme”, tha Krasniqi në “Click” të RTV21.
Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke.
”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranaur një rrugëtim të ri për Kosovën, une nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur mendoj që ai e ka kthy gabimisht rrugën e Kosovës, në një rrugëtim me shumë të panjohura, ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke”, tha Krasniqi.