Krahas rritjes së çmimit të prodhimeve ushqimore, vazhdon ulja e sasisë së tyre

Vazhdon avazi i uljes së sasisë apo cilësisë së produkteve, ndërkohë që çmimet janë gjithnjë e më shumë në rritje. Tanimë nuk mund të kontrollohet nëse qytetarët manipulohen përmes çmimit, sasisë apo cilësisë së produkteve.

“Duket identike në dukje, por njëra nga këta dy bukë ka 420 gram, ndërsa tjetra 470 gram, ndërkohë që nëpër markete dallimi në çmim është shumë I vogël ose nuk ka dallim fare.”
Qytetarët ndjehen të manipuluar, thonë se janë të detyruar të bëjnë verifikime përpara se të bëjnë blerje.
“Varet si vendosin ata vetë që ta vjedhin popullin… Deri diku po” – tha një qytetar.

“Po po e vjedhin, e vjedhin, çfardo që të blejsh, sheqeri ka 900-800 gram , paguhet për 1 kilogram, shife gjëra ka 200 gram, I merr të hollat për 400… ” – deklaroi një qytetar tjetër.
“00:12 Si të duan ashtu e vlerësojnë, vetë e rrisin çmimin, çmimi I bukës nuk mund të rritet. ” – u shpreh një qytetar.

“01:08 Po, bëjnë keqpërdorime tregtarët, pra ka ardhur koha e keqpërdorimit të çmimeve, çmimet kanë shkuar deri në tavan, ne blerësit duhet ti verifikojmë punët dhe nëse diçka është shtrenjtuar me të madhe t’I bojkotojmë”. – u shpreh një qytetar tjetër. Drejtuesit e furrave thonë se ata e shesin bukën për secilën kompani me sasinë që ata e kërkojnë, dhe nuk është përgjegjësi e tyre nëse nëpër markete ka manipulimet eventuale me sasinë apo çmimin.

Nga ana tjetër është paralajmëruar rritje e çmimit të miellit, bukës dhe produkteve të miellit për 10 përqind nëse deri në fund të muajit nëntor nuk pranohen kërkesat e grupit të furrave dhe mullinjëve. Ata kërkojnë që shteti tu jep subvencione ose ta kufizojë çmimin e energjisë elektrike sikurse në disa shtete të tjera të rajonit. Poashtu kërkuan që tepricat e energjisë elektrike që i shet EMV, fillimisht t’ua ofrojë atyre. Nga Qeveria pohojnë se brenda ditëve të ardhshme do të realizohet takim me ta me qëllim që të gjendet një zgjidhje e përbashkët. /alsat.mk