“Kovid-19” – Shilegov shpalos masat e Qytetit të Shkupit

Kreu i Shkupit Petre Shilegov pas mbledhjes së Këshillit të qytetit shpalosi masat që ndërmerren në drejtim të tejkalimit të pasojave ekonomike nga pandemia. Qyteti i Shkupit ka vendosur të heq dorë nga një pjesë e fondeve nga të ardhurat e larta siç janë taksat komunale, qiraja e hapësirës publike, ndërsa është vendosur të anulohet kredia për ndërtimin e Luna Parkut të ri. Qyteti i Shkupit merr kredi në vlerën e njëjtë për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër që do të realizohen nga kompani vendore.

“Për këtë qëllim, ne zvogëlojmë tarifën e shërbimeve komunale për marrjen me qira të hapësirave publike nga 15 në 5 denarë për metër katror cili është çmimi minimal i lejuar me ligj për tërë vitin 2020, e ulim tarifën e ndërmarrjes për subjektet ekonomike nga 7,000 në 4,000 denarë për vitin 2020 që është edhe minimumi ligjor ,anulojmë kredinë për ndërtimin e Luna parkut, kemi tërhequr kredi të re me të njëjtën vlerë për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës të cilët e kryejnë kompani vendore. Shërbimet komunale do të mund të paguhen në 18 në vend të 12 kësteve mujore kjo vlen për ndërtesat komunale, shuma e të cilave tejkalon 1 milion euro”, deklaroi Petre Shilegov-Kryetar I Qytetit të Shkupit.