KOVID-19 sëmundja më vdekjeprurëse në botë, le pas edhe malarjen, sidën… (LIVE Grafikë)

Korona virusi KOVID-19 aktualisht është sëmundja me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha sëmundjet dhe epidemitë e tjera, njofton Europort.mk. Për rreth dy muaj e gjysëm, në rangimin e faqen Flourish ku grumbullohen dhe analizohen të dhëna nga shërbimet më prestigjoze në botë (Uorldmeters, Johns Hopkins, etj), korona virusi që ka shtangur gjithë botën është ranguar në krye të listës me një rritëm të shpejtë. Deri më 9 shkurt ky virus ka qenë në vendin e 19 sipas shkallës së vdekshmërisë dhe nga ajo datë fillon ngjitjen në tabelë. Më pas nga mesi i marsit kur dhe sëmundja u shpërnda në Evropë dhe botë, në grafikon vërrehet ngjithe e vrullshme në rang listë dhe deri më 25 prill arrin të ngjitet në krye të listës, njofton Europort.mk. Që nga ajo datë KOVID-19 ruan kreub e listës si sëmundja me shkallën më të lartë të vdekshmërisë, ndërsa çdo ditë e më larg e le malarjen, e cila llogaritet e dyta për nga vdekshmëria. Në këtë tabelë përveç sëmundjeve infektive janë vendësur edhe shkaqet e tjera të vdekshmërisë si zjarret, terrorizmi dhe të ngjashne, por ato janë edhe shumë më larg se korona virusi aktual. Rrezultatet ndiqni në grafikonin e mëposhtëm i cili ndryshon shifrat për çdo datë, duke filluar nga paraqitja e parë zyrtare.
A. Zeqiri/Europort.mk/