Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë tha se për 24 orët e fundit kemi 50 raste të reja me covid-19 dhe një tjetër pacient ka humbur jetën.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.
Ndërsa viktima, njofton ministria është një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Tashmë vendi ynë numëron 42 viktima nga covid-19.