Kovaçevski: Votoni që të ndërtojmë së bashku një Tetovë moderne evropiane!


Këshilli është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët në secilën komunë. Këshilli është ai që ka mundësi të funksionalizojë nevojat reale të qytetarëve deklaroi kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së tij në selinë e LSDM-së në Komunën e Tetovës.

Këshilli propozon dhe zbaton vendime, politika të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të qytetit, për mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale. Prandaj, i ftoj qytetarët e Tetovës që të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 20 gushtit dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për këshilltarët që do të punojnë me përkushtim dhe seriozitet për nevojat e qytetarëve të Tetovës. Ftoj tetovarët që të votojnë për listën e këshilltarëve të LSDM-së. Kandidatët për këshilltarë nga LSDM-ja, lista e këshilltarëve të udhëhequr nga kryetarja në detyrë Gligorie Stojanoski, janë emra të dëshmuar, dhe të gatshëm të japin maksimumin për Tetovën. Kovaçevski thotë se këta janë njerëz të ndershëm, punëtorë, të përgjegjshëm që e dinë se çfarë i duhet Tetovës.

Më shumë gjelbërim, një komunë më e pastër, gazifikim i plotë, tejkalim i problemeve me ujësjellësin, por edhe zhvillim i ri ekonomik dhe shërbime më të mira lokale për qytetarët. E gjithë kjo do të bëhet e realizueshme përmes projekteve konkrete me programin me të cilin kandidatët për këshilltarë të LSDM-së dalin para qytetarëve. LSDM në periudhën e kaluar ka treguar se si punohet me ndershmëri, me përgjegjësi dhe në nivel vendor si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, interesi ynë i vetëm është mirëqenia e shtetit dhe qytetarëve deklaroi Kovaçevski.

Ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike, që ta përkrahin listën e këshilltarëve të LSDM-së tha mes tjerash kryeministri Kovaçevski.