Kovaçevski: “Vetëm njerëzit e pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me shëndetin e dikujt”

Qendra për komunikim e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, ka shpalosur deklaratën e liderit të saj, Dimitar Kovaçevski, i cili akuzon OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski, se po tenton të ia mveshë partisë në pushtet, dështimet e tyre. Reagimi vjen pasi nga OBRM-PDUKM dje akuzuan kryeministrin se ka shmangur luftën e vitit 2001 duke u deklaruar si i paaftë.

“OBRM-PDUKM, nuk përzgjedh asnjë mjet dhe mënyrë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik prej skandaleve korruptive në partinë e tyre. Kjo vetëm vërteton se këtë që po shohim në publik, prej javës së kaluar, është e vërteta dhe se OBRM-PDUKM, është zhytur në një krizë të thellë”, shprehet Kovaçevski. Kovaçevski, ka theksuar që korrupsionin e tyre të 20 viteve do e gjykojnë qytetarët.

“Asnjëherë nuk i kam ikur shërbimit ushtarak. Vetëm njerëzit e pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me shëndetin e dikujt dhe ndërhyrjen kirurgjikale para 20 viteve, me të cilën mundohen ta mbulojnë turpin dhe kriminalitetin e tyre. Nuk jam i befasuar, nga gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Skandalet e tyre në qytetin e Shkupit, vetëm vërtetojnë se jo vetëm që partia nuk është e reformuar, por e përmbushur me kriminalitet. Qytetarët këtë e vërejnë dhe ata do e gjykojnë”, përfundon lideri i LSDM-së.