Kovaçevski: Urime të gjithë qytetarëve, negociatat me BE-në janë të hapura

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, pas fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, mbajti konferencë për shtyp në Këshillin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në vazhdim fjalimi i tërësishëm i Kryeministrit Kovaçevski:

“Sot pata nderin e madh të flas në gjuhën time amtare maqedonase para 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Konferencën Ndërqeveritare me të cilën po hapim negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata janë më meritorët për ditën e sotme. Ata nuk iu dorëzuan asnjë sfide, para maleve me lëshime dhe kompromise të vështira, për të përmbushur ëndrrën e tyre për t’u qenë anëtare familjes evropiane.

Më në fund, 17 vjet më vonë dhe shumë kompromise të vështira, hapet procesi për pranimin e Maqedonisë së Veriut në familjen e madhe evropiane, Bashkimin Evropian.