Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritar në Bruksel

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të udhëheqë delegacionin zyrtar qeveritar në Bruksel, i cili do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkimit Evropian në konferencën e parë ndërqeveritare të planifikuar për nesër, më 19 korrik 2022. Kjo konferencë ndërqeveritare është me rëndësi historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut sepse shënon fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë të vendit në BE.

Sipas agjendës, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nesër pritet të takohen me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në kuadër të vizitës historike në Bruksel, për nesër është paralajmëruar edhe skriningu për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe drekë pune e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Komisionerin Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë së mirë Oliver Varhei, ku do të marrin pjesë të dy delegacionet.

Si pjesë e delegacionit zyrtar qeveritar në Bruksel do të udhëtojnë edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Ministri i i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë