Kovaçevski: Të rinjtë që kanë ikur, do të kthehen përsëri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi dje se hyrja në BE do të krijojë kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët.

Ai beson se kur vendi të anëtarësohet në BE, edhe ata që kanë ikur në Evropë do të ktheheshin përsëri në vendin tonë.

“Duke marrë parasysh se pagat mesatare dhe standardi jetësor në vendet ku janë shpërngulur është rritur për 2-3 herë dhe më nuk kanë nevojë të jetojnë në Gjermani ose Francë por kthehen në një vend anëtarë të BE-së dhe ai është vendi i tyre. Ky është qëllimi ynë, qytetarët tanë të jetojnë në një shtet anëtare të BE-së, Maqedonia e Veriut dhe jo të jetojnë në ndonjë shtet të huaj në Evropën perëndimore”, theksoi Kova­çevski.