Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Dimitar Kovaçevski, në tubimin e sontëm në Krushevë, u bëri thirrje qytetarëve që vendosën të mos votojnë në rrethin e parë, të votojnë më 8 maj, në zgjedhjet parlamentare dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“LSDM u shtrin dorën dhe u bën thirrje të gjitha forcave progresive të mobilizohen me 8 maj. Të mos lejojmë që vendi të qëndrojë në vend, të kthehet në të kaluarën e errët të regjimit.
Kovaçevski në fjalën e tij tha se e di se zgjedhjet e 8 majit do të jenë të vështira dhe se është i gatshëm për çdo gjë, por se nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane dhe lufta për rezultat më të mirë.