Kovaçevski: S’ka më fuqi të lirë punëtore në Maqedoni! Sektori privat tashmë kërkon që të importojmë fuqi punëtore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se është optimist në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Maqedonisë së Veriut në 5-10 vitet e ardhshme. Kovaçevski thotë se të gjitha parametrat ekonomikë tregojnë se viti 2024 do të jetë më i mirë se viti 2023.

“Më nuk do të presim investitorë që do të vijnë për fuqi të lirë punëtore edhe për fuqi të shumtë punëtore, për shkak se edhe në treg nuk ka më fuqi punëtore të pakufizuar, ju e shihni se sektori privat thotë se tashmë duhet të importohet fuqia punëtore, për shkak se ajo që është profesionale, tashmë është harxhuar nga ana e sektorit privat”, thotë Kovaçevski./tv21.tv