Kovaçevski: “Sistemi ekonomik e ka përballuar mirë krizën”


Komisioni i Letrave me Vlerë në Maqedoni ka shënuar 30 vjetorin e themelimit, me ç’rast në ngjarjen e organizuar kanë qenë të ftuar disa figura politike. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka vlerësuar lartë punën e komisionit duke thënë se i njejti ka ndihmuar ne zhvilimin ekonomik të vendit.

“Komisioni për letra me vlerë, që nga fillimi i krijimit të sistemit financiar kombëtar dhe të pavarur në vendin tonë, ka zënë vend dhe jep kontributin e tij të rëndësishëm në funksionimin e shtetit. Sot, 30 vjet më vonë, Komisioni i Letrave me Vlerë është një organ rregullator i pavarur dhe autonom që përmbush me sukses misionin e vet, të mbrojë investitorët, të kujdeset për krijimin dhe ruajtjen e një tregu të drejtë, të sigurt, transparent dhe efikas të letrave me vlerë dhe të lehtësojë tërheqjen e kapitalit, i cili kontribuon në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri kujtoi se Qeveria për shkak të krizës nga pandemia dhe konflikti ushtarak në Ukrainë, ka ndarë gati 615 milionë euro për të mbështetur standardin e jetesës së qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive përmes Bankës Zhvillimore.

“Më parë janë miratuar dhe zbatuar gjashtë paketa masash kundër krizës, të vlerësuara në një vlerë prej rreth 1.2 miliardë euro, janë kursyer mbi 80 mijë vende pune dhe janë mbështetur mbi 20 mijë kompani. Gjatë periudhës së ardhshme parashikojmë një paketë të re masash kundër krizës me vlerë afro 80 milionë euro dhe aktualisht është objekt i analizës dhe përgatitjes së ministrive përkatëse, sepse ato masa duhet të synohen dhe të synojnë kategoritë më të cenueshme të qytetarëve”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski theksoi se qeveria do të vazhdoj të jetë krah i qytetarëve dhe ndihmesë për bizneset.