Kovaçevski: Si ka mundësi që SHBA-të, mijëra kilometra larg, kanë informacione që ne nuk i kemi për Merkon


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallje “non grata” të kreut të Strugës, Ramiz Merko.

Kovaçevski duke iu drejtuar gjyqësorit në vend tha se si ka mundësi që SHBA-të mijëra kilometra larg, kanë informacione që ne nuk i kemi për Merkon.

“Bëhet fjalë për disa baza dhe nga kjo porosia është se institucionet tona, flas për autoritet hetimore dhe gjyqësore duhet t’i hetojnë pretendimet që janë të listuara në kumtesën e Departamentit të Shtetit. Gjithashtu duhet edhe të pyesin se si SHBA-të kanë ardhur deri tek informacione të tilla në të cilat është i bazuar vendimi i tyre, ndërsa gjenden mijëra kilometra larg nesh, kurse organet tona nuk kanë ardhur deri tek informacione të tilla gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo edhe njëherë vërteton se sistemit tonë hetimor dhe gjyqësor i duhet remont i përgjithshëm duke pasur parasysh se duam të jetojmë në shtet europian”, tha Kovaçevski./tv21.tv