Kovaçevski: Rritja e çmimit të rrymës elektrike siguron investimet

Kryetari i ndërmarrjes shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, ESM, Vasko Kovaçevski thotë se nuk do të dorëzojnë te Komisioni Rregullator i Energjetikës përllogaritje të reja me të cilat do të kërkonin ulje të çmimit të energjisë elektrike. Gjatë rritjes së fundit të çmimit të energjisë elektrike, ESM mori një rritje prej 10.74 përqind. Ata thonë se me çmimin e vjetër të cilin ia kanë dhanë EVN Home kanë siguruar vetëm gjysmë milioni euro fitim, që është në prag të rentabilitetit të kompanisë. Me një fitim të tillë, ata nuk mund të realizonin investimet e planifikuara. Deklarata e Kovaçevskit vjen pasi kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski tha se çmimi do të ulet nëse kompanitë kërkojnë që ai të jetë më i ulët.

Mendoj se me çmimin që i kemi dhënë furnizuesit universal EVN Home, ne kemi arritur në prag të mbijetesës së kompanisë dhe nuk mund t’i ulim ato çmime, sepse përndryshe kompania do të pësojë humbje serioze dhe do të pasqyrohet në tre, pesë vitet e ardhshme… “-tha Vasko Kovaçevski, drejtor i përgjithshëm i ESM.