Kovaçevski: “Referendumi është vetëm për interesat e brendshme partiake të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj”

Referendumi i paralajmëruar nga opozitarja VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë sipas kryeministri Dimitar Kovaçevski është vetëm për interesat e brendshme partiake të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj dhe se një referendum i tillë do të ishte vetëm në dëm të qytetarëve.

“Pyetjen e referendumit me siguri do ta dorëzojnë në Kuvend. Në këtë moment, çfarëdo stopim i procesit të eurointegrimeve të shtetit është në dëm të qytetarëve dhe interesave të shtetit në rrugën eurointegruese. Sa shpejt ne do të kyçemi në BE tani varet kryekëput nga ne sepse kemi detyra të cilat ne duhet t’i zbatojmë brenda”.

Sipas tij atë që e bën tani opozita është vetëm për interesat e brendshme partiake, me gjase, për mbajtjen e pozitës nga kryetari i tyre. Kryeministri Kovaçevski beson se në opozitë ka një bllok evropian të politikanëve që e përkrahin rrugën evropiane të vendit dhe se kjo do të konfirmohet kur ndryshimet kushtetuese të miratohen në Kuvend./KlanMacedonia/