Kovaçevski: “Qëllimi i Ballkanit të Hapur duhet të jetë heqja e plotë e kufijve”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në Samitin “Ballkani i Hapur” në Beograd, theksoi se bashkëpunimi në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk është zëvendësim i BE-së. Ai theksoi se iniciativa është evropiane dhe bazohet në politikën e dyerve të hapura.

Ai tha se qëllimi i Ballkanit të Hapur duhet të jetë heqja e plotë e kufijve. “Prandaj mendoj se synimi ynë duhet të jetë heqja e plotë jo vetëm e barrierave administrative mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe heqja e plotë e rampave dhe krijimi i një rajoni që komunikon me njëri-tjetrin në të gjitha bazat dhe të kemi 100 për qind rajon të hapur. shtoi Kovaçevski.