Kovaçevski: Propozimi i Alternativës në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë kategorikisht propozimin e Alternativës për formimin e një bashkësie të komunave shqiptare në Maqedoni, sipas tij kjo ide është joserioze dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Një ide joserioze. Së pari, marrëdhëniet në vend zgjidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe ku garantojnë SHBA dhe BE. Bazuar në atë marrëveshje Maqedonia e Veriut sot është një shembull i bashkëjetesës dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në vend. Nga kjo unë mendoj se ky propozim është i papranueshëm, joserioz…Duke pasur parasysh që së bashku ne kemi rregulluar të drejtat tona dhe jemi bërë anëtar i NATO-s dhe ne jemi duke negociuar me BE -në, një propozim i tillë është jo-evropian dhe anti-amerikan”, tha Kovaçevski.