Kovaçevski prezanton masat e reja kundër krizës: “Pakoja e re peshon 350 milionë euro, askund nuk do ta lëmë vetëm!”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se mesazhi kryesor i kësaj pres konference është se askënd nuk do ta harrojmë, dhe nuk do ta lejojmë që vetëm të përballet me pasojat e kësaj krize.

“Puna ime sot dhe çdo ditë është që të mundësoj që së bashku ta kalojmë dimrin ngase e di se në pranverë do të jetë më mirë. Kjo krizë me të cilën ballafaqohemi jo vetëm ne por edhe në vendet më të zhvilluara është më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore. I shihni fotografit në Francë ku nuk ka dizel në pompat e benzinës. Së bashku me partnerët tonë nga NATO dhe BE dhe rajonit dhe fqinjët do të përkujdesemi që të gjithë të strehohen këtë dimër. Nuk ka qytetarë që nuk është i brengosur nga ajo që shohim”, tha Kovaçevski.

Ai tha se do të jetë rëndë edhe tek ne por edhe tek shtetet tjera. Kovaçevski tha se do të përkujdesen që të ketë energji elektrike dhe ushqim për të gjithë.

“Sot me vendimin më të ri menaxhojmë me zhuzhetin dhe kthejmë parat tek qytetarët aty ku është më e nevojshme. Kemi sjellë pako të re për qytetarët në vlerë prej 350 milionë euro. Në këtë mënyrë me masat që i kemi ndërmarr pakoja e përgjithshme është 750 milionë euro. Pas konsultimeve me ekspertët kemi insistuar që të veprohet në më tepër nivele që të përfshihen të gjithë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski, tha se energji elektrike në Maqedoninë e Veriut do të ketë, ndërsa shtoi se për këtë në mënyrë direkte ka biseduar edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. /SHENJA/