Kovaçevski për rastet me COVID-19: “Shpresoj që s’do t’i shohim pamjet e vitit 2020”

Në bisedimet me përfaqësues të institucioneve publike shëndetësore dhe private shëndetësore, duhet të kërkohet mënyrë për formimin e çmimit optimal të testeve për Kovid-19, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve si do të përmirësohet situata, duke e pasur parasysh se testet në institucionet shtetërore, ndërsa qytetarët alarmojnë në çmimet e larta në qendrat private, kryeministri tha se tani më kanë biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, se numri i testeve për Kovid-19 në shëndetin publik është i mjaftueshëm edhe lidhur me çmimin në shëndetësinë private.

“Ne veç më kemi biseduar me ministrin e Shëndetësisë lidhur me sasitë e testeve të cilat janë në dispozicion në shëndetësinë publike, të cilat janë në nivel të mjaftueshëm dhe lidhur me çmimin i cili ofrohet në shëndetësinë private. Dhe normalisht do të duhet të ulemi së bashku edhe me ata që në shëndetësinë private i ofrojnë sepse bëhet fjalë për operatorë ekonomikë privatë dhe të shohim se cili mund të jetë çmimi optimal të cilin mund ta kemi këtë vjeshtë, sepse siç e shohim korona është ende e pranishme në mbarë botën, jo vetëm tek ne. Numrat po rriten”, theksoi Kovaçevski nga Tetova.

Sipas tij, është mirë që është krijuar nivel i caktuar i imunitetit kolektiv në shoqëri.

“Me këtë kapacitetet spitalore nuk janë të mbingarkuara siç ka qenë në valët e para në vitin 2020. Gjithë sektori shëndetësor është i përgatitur, punëtorët tanë shëndetësorë kanë përvojë lidhur me përballjen gjithashtu edhe qytetarët kanë përvojë të madhe lidhur me mbrojtjen dhe trajtimin personal!, deklaroi Kovaçevski.