Kovaçevski: Për presionet ndaj pakicës maqedonase do të bisedojë me kryeministrin Rama në Beograd

Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e ardhshme do të bisedojë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama për rastin e maqedonasve në Shqipëri, të cilët janë ankuar se po shantazhohen që të regjistrohen si bullgarë, raporton Klan M.

Kovaçevski tha se për këtë temë do të bisedojë me Ramën në Panairin për verë dhe ushqim “Ballkani i Hapur” që do të mbahet nga 1 deri më 4 Shtator në Beograd.

“Po, kishte disa njoftime të tilla. Unë do të takohem me Kryeministrin Edi Rama në “Ballkanin e Hapur” në Beograd dhe do të bisedojmë për këtë temë” – është përgjigjur shkurt Kryeministri Kovacevski.

Për momentin nuk dihet nëse Qeveria e RMV-së do të reagojë në ndonjë mënyrë diplomatike për mbrojtjen e maqedonasve që kanë alarmuar se po asimilohen si pakicë në hqipëri dhe shantazhohen që të regjistrohen si bullgarë.