Kovaçevski: “Panikun me derivatet e naftës e shkaktuan ‘tregtarët e vegjël'”

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski siguroi se vendi ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës dhe se në të ardhëm nuk parashihet që të ketë probleme në furnizim. Ndërkohë rastin e djeshëm e vlerëson si panik të shkaktuar shkaktuar nga siç u shpreh ai disa “tregtar të vegjë”.

“Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik rreth furnizimit me karburante. Republika e Maqedonisë së Veriut ka mjaftueshëm karburante. Ne furnizohemi me karburant përmes Republikës së Greqisë dhe problem i tillë nuk ekziston. Ajo që është shkaktuar mbrëmë, u bë nga ana e disa shitësve të vegjël të derivateve të naftës, të cilët i kufizuan sasitë për shkaqe të paarsyeshme dhe kjo shkaktoi panik të panevojshme. E shihni që sot nuk ekziston problem me furnizim me naftë dhe derivate të naftës”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.