Kovaçevski: “Nuk ka propozim të pranueshëm me Bullgarinë!”

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media theksoi se procesi me Bullgarinë po zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Jashtme është duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari me ekipet e saj të ekspertëve. “Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë do të vendoset në institucionet e RMV”, ka shtuar Kovaçevski. Sipas tij, deri më tani nuk ka një propozim të tillë.